Transmetuar më 19-08-2015, 10:36

Tropojë, 19 gusht 2015, NOA.al- Në vijim të operacionit të koduar “Alpet 2”, policia e Tropojës  në bashkëpunim me shërbimet e FNSH, kanë ushtuar  kontroll të imtësishëm, në disa zona të thella malore të rrethit Tropojë.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar  vendin e quajtur “Curraj i Epërm”, në fshatin Lekbibaj, Tropojë, kanë gjetur  dhe asgjësuar rreth 290 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 2 parcela, të hapura rishtas.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit i cili  kishte në posedim parcelat me bimët narkotike.

Policia tha se ka shpallur në kërkim shtetasin Bib Perpepaj, 47  vjeç, banues në Curraj i Epërm, Tropojë. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd