Transmetuar më 19-08-2015, 08:53

Kosovë, 19 gusht 2015, NOA.al- Zyra e Presidentes, Atifete Jahjaga, ditë më parë i ka pranuar dy ligjet për Gjykatën Speciale, megjithatë numri një i shtetit ende nuk i ka dekretuar  këto ligje.

Kjo për shkak se Gjykata Kushtetuese është duke e shqyrtuar ankesën ë bërë nga partitë politike. Në këtë kërkesë partitë politike kontestojnë kushtetutshmërinë e miratimit të amendamentit 24 që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Partitë opozitare të cilat edhe e kanë dërguar këtë çështje në Kushtetuese, thonë se presidentja nuk duhet t’i nënshkruaj ligjet para se të jepet verdikti i Gjykatës Kushtetuese. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd