
Tiranë, 18 gusht 2015, NOA.al- Të gjithë ata që kanë pyetje apo paqartësi në lidhje me zhvillimet më të fundit politike dhe ekonomike në vend, mund të pyesin vetë kryeministrin. Tashmë kryeministri i ka mbyllur pushimet dhe është i hapur për të bashkëbiseduar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se, “të hënën 24 gusht 12.00 live në Facebook&Twitter do t’i përgjigjem pyetjeve të miqve të rrjetit social mbi çdo temë të interesit Tuaj; nga beteja madhore që nisim në shtator kundër informalitetit në ekonomi, tek çdo sektor e aspekt i punës së qeverisë ku Ju do të keni dëshirë të ndalemi. Për të lehtësuar rrugën e komunikimit pas çdo pyetjeje vendosni #PyetKryeministrin”. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





