Transmetuar më 18-08-2015, 22:29

Rusi, 18 gusht 2015, NOA.al-  Vladimir Putin ka realizuar sot një ëndërr të shumë personave, që duan të zhyten në fund të detit për të parë mrekullitë e tij. Kjo ëndërr për Putin është bërë realitet, ai është  “zhdukur” në det.

Ai ka bërë një shëtitje me një mini-nëndetëse në Detin e Zi për të inspektuar një anije të lashtë.

Putin ka hulumtuar mbetjet e një anije tregtare bizantine që daton në shekullin e 10-të.

Koka e tij mund të shihet nga struktura kube prej qelqi e anijes zhytëse para se ai të fundoset në thellësinë prej 83 m nën ujë në brigjet e gadishullit të Krimesë të cilën Rusia e ka marr nga Ukraina vitin e kaluar. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd