Transmetuar më 18-08-2015, 16:32

Tiranë, 18 gusht 2015, NOA.al- Ambasada Gjermane në Tiranë i quan të rreme pretendimet e disa azilkërkuesve shqiptar, të cilët u shprehen në Aeroportin e Rinasit se nuk ishin vënë në dijeni nga autoritete gjermane se do të ktheheshin  në atdhe, por u kishin thënë se po i zhvendosnin drejt një qendre tjetër në Gjermani.

Në një njoftim për mediat ambasada bën të ditur se, “ky është një pretendim i rremë. Personat, që janë subjekt i rikthimit apo i dëbimit nga Gjermania në kuadër të procedurave të azilkërkimit informohen rreth masave të synuara në përputhje me të gjitha parimet e shtetit ligjor përmes policisë dhe me asistencën e përkthyesve. Dega lokale e Zyrës Gjermane për të Huajt  është e pranishme përgjatë gjithë procesit të dëbimit dhe u përgjigjet pyetjeve të azilkërkuesve të refuzuar, gjithashtu me mbështetjen e përkthyesve. Ne këtë mënyrë azilkërkuesit subjekt i rikthimit apo i dëbimit informohen në mënyrë plotësisht të mjaftueshme rreth të gjitha masave që kanë të bëjnë me ta."

 Lista e kthimit  për periudhën gusht-shtator 2015

Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, ju bëj me dije se në datat e poshtëshënuara vetëm gjatë muajit gusht dhe shtator 2015  do të  riatdhesohen nga Policia Federale/Landet Federale me avionë charter azilkërkues nga Shqipëria dhe rajoni.

20.08.2015   rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë

26.08.2015   rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë

02.09.2015   rreth 70 shqiptarë / Data e saktë nuk është përcaktuar ende përfundimisht.

03.09.2015  rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë

10.09.2015  rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë

15.09.2015   rreth  70 shqiptarë  dhe 70 maqedonas

16.09.2015   rreth  70 shqiptarë  dhe 70 serbë

17.09.2015 rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë

22.09.2015  rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë

29.09.2015   rreth 70 shqiptarë

30.09.2015   rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd