
Krujë, 18 gusht 2015, NOA.al- Në kuadër të operacionit “Bura 2015”,për evidentimin dhe asgjesimin e kultivimit të bimëve narkotike policia e Krujës ka vënë në pranga shtetasin, Alfred Haka 33 vjeç,banues në Nikel, pasi, nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Bura,Krujë u konstatuan 16 parcela me rreth 620 rrënjë bimë narkotike, të cilat ishin mbjellë nga ky shtetas.
Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva. Policia i asgjësoi në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





