
Tiranë, 18 gusht 2015, NOA.al- Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e tij në këto momente të vështira familjes, kolegëve dhe të gjithë botës së artit, për ndarjen e parakohshme nga jeta të “Artistit të Popullit”, Albert Verria.
“Aktori i madh do të na mungojë të gjithëve, por ai do të jetë përherë mes nesh me veprën e tij të madhe, me karakteret dhe personazhet e jashtëzakonshëm që krijoi. Kapedani do të jetë përherë një burim frymëzimi dhe modeli për brezat e ardhshëm të aktorëve dhe një personalitet i pazëvendësueshëm i mozaikut dhe krenarisë artistike të gjithë shqiptarëve I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe vepra e Tij”, shprehet kryetari Meta. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





