Transmetuar më 18-08-2015, 14:44

Lushnje, 18 gusht 2015, NOA.al- “Ndalim për të dalë jashtë shtetit”. Është kjo masa e sigurisë e kërkuar nga Prokuroria e Lushnjes ditën e sotme ndaj 26 vjeçares Enkeleda Trimi, e akuzuar për dhunë ndaj të shoqit Niko Trimi.

Lidhur me rastin e bashkëshortëve Trimi, ku 36 vjeçari ka pohuar publikisht se e fal të shoqen dhe i kërkon të kthehet me të, por duhet të mos e tradhëtojë dhe të mos flasë në Facebook, Prokuroria del me qëndrim zyrtar.

Më konkretisht nga të dhënat e grumbulluara gjatë veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se në 16 gusht Niko Trimi ka bërë kallëzim në komisariatin e policisë së Lushnjes se më 9 gusht, rreth orës 17.00 basghkëshortja e tij Enkeleda Trimi e ka dhunuar fizikisht, duke i shkaktuar cenim të integritetit fizik.

Prokuroria e Lushnjes bën me dije se nga hetimet paraprake ka rezultuar e provuar se në kallzimin e tij, Niko Trimi ka shpjeguar se është me banim në fshatin Stan- Karbunarë të Lushnjes dhe është i martuar me shtetasen Enkeleda Trimi, ku nga martesa kanë tre fëmijë të mitur të moshës 7, 5 dhe 3 vjeç.

Gjatë kohës së martesës së tyre 36 vjeçari ka patur konflikte të herëpas hershme me bashkëshorten për shkak të motivit të xhelozisë, pasi bashkëshortja e tij fliste me kohë të gjatë me persona të panjohur duke anashkaluar kujdesin ndaj fëmijëve.

Organi i akuzoës thotë se në 9 gusht në mesditë, Niko Trimi ndodhej në dyqanin e tij, ku ka shkuar një e afërme e tij dhe i ka thënë, “Enkeleda po flet me dikë në telefon”, ku e kishte fjalën se po fliste me ndonjë person që kishte lidhje jashtëmartesore.

Në këto kushte Niko Trimi ka mbyllur dyqanin dhe së bashku me mbesën e tij ka shkuar në banesë.

Dera e banesës ka qenë e mbyllur, ku pasi ka hyrë në banesë ai i ka kërkuar bashkëshortes “më jep telefonin ta shoh”, ndërsa bashkëshortja ka kundërshtuar, nuk ja ka dhënë dhe e ka thyer atë.

Në vijim në tentativë për të marrë telefonin Enkeleda Trimi e ka goditur me grusht në fytyrë, pikërsisht në syrin e djathtë Nikon, si dhe e ka çjerrë në fytyrë, ku janë ndarë pasi ka ndërhyrë e afërmja e tij.

Pas këtij momenti burri ka shkuar në dyqan dhe është kthyer rreth orës 22.00 në banesë, ku bashkëshortja e tij ka qenë në gjumë.

Të nesërmen rreth orës 07.00 të mëngjesit 36 vjeçari ka konstatuar se bashkëshortja ishte larguar nga banesa pa lënë adrese, ndërsa me vete ka marrë kartën e identitetit, pasaportën si dhe veshjet e saj.

Gjithashtu në kallëzim kryefamiljari parashtron se bashkëshortja edhe me fëmijet sillej e dhunshme si dhe ka pohuar se dhunën ndaj tij, Enkeleda e ka ushtruar në prani të fëmijëve të mitur.

Nga akti mjeko-ligjor i datës 10 gusht rezulton se në trupin e Niko Trimit, konstatohen hematoma dhe gërvishtje sipërfaqësire, të cilat janë shkaktuar me mjet prehës.

Dëmtimet e konstatuara ndaj Niko Trimit klasifikohen ne kategorinë e rrahjes dhe se kjo vepër penale sipas Prokurorisë, provohet nga kallëzimi i të dëmtuarit, deklarimi i Anila Trimit, procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe akt ekspertimi mjeko- ligjor.

Lidhur me këto të dhëna rezulton se pas kryerjes së veprës 26 vjeçarja e dyshuar për veprën penale i është fshehur hetimit, si dhe vepra penale e kryer prej saj parashikon dënim në maksimum me burgim deri në 5 vjet.

Organi i akuzës në caktimin e masës së sigurimit duke vlerësuar rrezikshmërisë shoqërore që paraqet vepra penale, rrethanat e kryerjes së veprës penale ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, si ekzistenca e faktit, kushtet e kryerjes së veprës penale, faktin që është e padënuar, rrethanat familjare, faktin që ka tre fëmijë të mitur në ngarkim, si dhe faktin që dhunën e ka kryer në prani të fëmijëve ka kërkuar që të caktohet masa e sigurimit “Ndalim dalje jashtë shteti”.

Kjo masë kërkohet edhe duke mbajtur parasysh faktin se Niko Trimi ja ka falur veprimin dhe kërkon që e dyshuara të kujdeset për tre fëmijet e mitur./a.y/noa.al E tradhtoi, rrahu dhe iku nga shtëpia, kapet gruaja e Niko Trimit Rrëfimi i Niko Trimit nga Lushnja: Gruaja më rreh e më tradhton. E fal prej fëmijëve

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd