Transmetuar më 18-08-2015, 11:33

Më e vogla e motrave Kajtazi, 14 vjeçarja Klevisa do të qëndrojë në një qendër rehabilitimi në Turanë, pasi refuzoi të kthehet në familje.

Nga qendra e viktimave të dhunës dhe trafikut në Tiranë,  14-vjeçarja Klevisa Kajtazi do të dalë prej saj vetëm dy herë në muaj për tu paraqitur në polici.

Në 15 korrik adoleshentja dhe motra e saj 18- vjeçare. Orialda Kajtazi, u larguan nga shtëpia e tyre në Durrës, pasi helmuan me mbidozim të preparatit qetësues loram, nënën, babain dhe motrën e madhe, dogjën banesën dhe përpara se të largoheshin në drejtim të paditur morën një sasi të konsiderueshme parash nga kursimet e familjes.

E mitura ka marrë përsipër autorësinë e letrës, që u gjet nga prindërit e saj pas daljes nga spitali, ku thuhej, “Meti ta morra hakun, të lashë pa shtëpi dhe pa dy vajzat e tua që nuk do t’i shohësh më me sy kurrë”.

Prokuroria thotë se ajo është ideatorja për largimin nga banesa pas gjithçkaje që kishin bërë sëbashku me motrën e saj më të madhe. Veprimet e vajzave u morën pasi policia nisi hetimet për helmimin e prindërve. Vajzat kanë pranuar para hetuesve se gjithçka nisi për shkak të frikës.

Motrat jetuan për një muaj në një banesë të marrë me qera në qytetin e Vlorës. Pak ditë përpara se të zbuloheshin ato kishin postuar disa video në rrjetin social You Tube ku akuzonin familjarët për ushtrim dhune. Tashmë 14- vjeçarja do të duhet të paraqitet çdo dy javë përpara oficerit të policisë gjyqësore deri në përfundim të procesit të nisur në gjykatën e Durrësit.

Ndaj saj dhe motrës më të madhe rëndojnë akuza e "Vjedhjes" dhe "Shkatërrimit të pronës me zjarr" dhe për këtë arsye për Orialdën Gjykata e Durrësit dha dje masën e sigurisë “arrest me burg”./a.y/noa.al Hiqmet Kajtazi: Orialda më telefonoi nga burgu, kërkoi falje

Durrës, motrat Kajtazi në gjykatë, e madhja në burg e vogla detyrim paraqitjeje

Motrat Kajtazi: E vërteta jonë i çjerr maskën atyre që e quajnë veten prindërit tanë

Helmimi i prindërve e djegia e shtëpisë, motrat Kajtazi gjenden në Vlorë Dy të mitura helmojnë prindërit e motrën dhe i vënë zjarrin shtëpisë

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd