Transmetuar më 18-08-2015, 10:38

Tiranë, 18 gusht 2015, NOA.al- Një person ka mbetur i plagosur në kryeqytet, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”.

Gjithçka ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes disa personave në orët e paradites së sotme, ku si pasojë e goditjes me sende të forta dhe mjete prerëse, ka mbetur i plagosur G.Marku.

I dëmtuari është dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve të cilët u larguan pas plagosjes./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd