
Tiranë, 18 gusht 2015, NOA.al- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Tiranë ka gjobitur dy lokale dhe një klinikë dentare.
Në kuadër të inspektimit të kryer ditën e djeshme, inspektorët e ISHSH kanë konstatuar shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, për të cilat kanë vendosur gjoba në shumën prej 600 000 mijë lekësh të reja, përkatësisht ndaj sujekteve Bar “Siar” dhe “White House”.
Po dje bazuar në ligjin “Për inspektimin sanitar”, janë konstatuar shkelje të tij, mungesë e librezave shëndetësore të punonjësve të klinikës stomatologjike “Toti Gurakuqi”, ndaj së cilës është marrë masa administrative gjobitje prej 30 000 mijë lekësh të reja.
ISHSH Tiranë thotë se është çdo ditë në terren për inspektimin e subjekteve të cilat janë përcaktuar në programimin 3 mujor të inspektimit, për të garantuar për qytetarët sherbime të një cilësie të lartë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





