
Fier, 18 gusht 2015, NOA.al- Tre persona në Fier, dy meshkuj dhe një femër anëtarë të një familje, janë marrë forcërisht dhe janë dhunuar nga dy të tjerë.
Eduart Krasniqi, 36 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier u arrestua pasditen e djeshme, pasi gjatë paradites po në lagjen e tij së bashku me një person tjetër i cili nuk është identifikuar ende, kanë futur forcërisht në ambientet e tyre private duke i goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke u shkaktuar dëmtime të shumta tre personave.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se personat e dëmtuar janë tre anëtarë të një familje O.S., 26 vjeç, M.S., 60 vjeç babë e bir, dhe nusja e të riut D.S., 23 vjeçe, banues në Pishporo të Fierit.
Mësohet se akualisht 26 vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë, ndërsa 60 vjeçari në gjendje më të stabilizuar.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se gjithçka ka nisur për shkak të parkimit të makinës nga ana e tre të dëmtuarve përpara oborrit të Krasniqit.
Ky i fundit u ka kërkuar që ta heqin mjetin nga aty, por përballë kundërshtisë së tre familjarëve të cilët kanë thënë se do e linin vetëm pak çaste ai është rebeluar dhe në bashkëpunim me një person tjetër i cili është shpallur në kërkim, i kanë futur në oborr dhe i kanë rrahur, duke i goditur me një shkop bejzbolli.
Të dëmtuarit kanë bërë denoncimin në polici dhe gjatë shoqërimit kanë bërë njohjen e Krasniqit i cili është vënë në pranga, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Heqja e palighshme e lirisë”./k.b/a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





