Transmetuar më 18-08-2015, 09:07

Vlorë, 18 gusht 2015, NOA.al- Një i ri nga Vlora ka përfunduar në pranga pas vjedhjes së një motorri.

Luan Hoxha 23 vjeç, u kap mbrëmjen e djeshme nga efektivët e policisë, pasi rreth orës 19:00, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka vjedhur një motorr tip “Honda”, pa targë, në pronësi të shtetasit Ç.V., 46 vjeç dhe është larguar menjëherë në drejtim të aksit rrugor Ujë i ftohtë- Skelë.

Uniformat blu të sinjalizuara për ngjarjen janë vënë në ndjekje dhe e kanë vënë në pranga pranë rrotondos në zonën e Skelës.

Ndërkohë gjatë veprimeve të kryera nga uniformat bli, rezultoise Hoxha më 15 janar është kthyer deportiv nga Gjermania, pasi ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale në shtetin gjerman si dhe ka marrë ekspuls, ku për pesë vite nuk i lejohet të lëvizë në zonën “Schengen”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd