Transmetuar më 18-08-2015, 08:57

U nda nga jeta në moshën 110 vjeçare, Emma Didlake, veterania më e moshuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shërbeu ndaj vendit me nder, një pionere e vërtetë për gjeneratat e amerikanëve që kanë sakrifikuar për vendin”.

Kështu u shpreh Presidenti amerikan Barack Obama, lidhur me vdekjen e saj ditën e djeshme, duke thënë se ndihej i nderuar që kishte pasur mundësinë që ta takonte një muaj më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Emma ka lindur në Alabama, ndërsa u transferua në Detroit në vitin 1994. Në moshën 38 vjeçare, ndonëse nënë e pesë fëmijëve u bë pjesë e ushtrisë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd