Transmetuar më 18-08-2015, 08:12

Kanë kaluar katër ditë nga shpërthimi i fuqishëm në portin e Tainjin të Kinës dhe bilanci i viktimave shkon në 114.

Por pavarësisht lajmeve të trishta vjen edhe një i mirë, pasi krahas dhjetëra personave që janë shpëtuar nga zjarrfikësit, një këlysh qeni është nxjerrë i gjallë ditën e djeshme nga rrënojat pasi kishte qendruar tre ditë poshtë tyre.

Ai u pagëzua me emrin “Chemical”, kimik, për shkak të rezistencës së treguar. Sipas agjensisë kineze të lajmeve shpërthimi ndodhi në portin e Tianjin në një depo mallrash të rrezikshëm kimike.

Përveç numrit të lartë të viktimave, shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale duke shkatërruar dyert dhe dritaret e ndërtesave përreth. Mediat kineze bëjnë me dije se shpërthimi i pari ishte i barabartë me 3 ton eksploziv ndërsa i dyti me 21 ton./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd