
Shkuarja në banjë? Secili prej nesh ka kohën e vetë dhe ritmet e tij. Për t’a bërë diçka të tillë shpesh zgjidhen momente të caktuara të ditës. Ka diçka e cila na ndihmon në procesin e jashtëqitjes, është kafja. Por pse ndodh kjo?
Gjëja e parë që duhet menduar është kafeina, e cila stimulon tretjen tek 3 persona në 10.
Sekreti sigurisht qëndron në një sërë elementesh te kësaj pije. Pikë së pari, kafja stimulon stomakun që të prodhojë një sasi më të madhe të acidit gastrik, më saktësisht acidin klorogjenik.
Ndër të tjera, kafja stimulon prodhimin e gastrinës, një element kimik i cili vepron në zorrën e trashë dhe provokon relaksim muskulor gjë që mundëson daljen e fekaleve me më shumë lehtësi./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





