Transmetuar më 17-08-2015, 23:00

Emri i princit George ngjitet të top 10 e emrave më të preferuar për meshkuj në Britaninë e Madhe. Është kjo ajo që ka dalë nga klasifikimi i vitit 2014 prej zyrës kombëtare të statistikave dhe mund të flihtet për një ndikim që ka patu trashëgimtari i fronit të mbretërisë angleze, i lindur në vitin 2013.

Emri George renditet i shtati, duke kaluar me tre pozicione emrin e të atit William i cili renditet i dhjeti. Në vendin e parë të klasifikimit renditet Oliver, i ndjekur nga Jack dhe Harry./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd