



Duhet të ishin pushime për t’u relaksuar në mes të natyrës, ato të 40 vjeçares amerikane Jo Rogers.
Gruaja nga Oklahoma, e pa punën pisk për shkak të pickimit nga një buburrec. Kështu vizita në malet shkëmbore të Amerikës së Veriut u transformuan në tragjedi për të.
Pak minuta pas pickimit gruaja nisi të kishte temperaturë të lartë, duke përfunduar në koma farmacologjike.
Për shkak të gjendjes kritike, gruas ju prenë gjymtyrët, duart dhe këmbët, pasi vetëm kështu mund t’i shpëtohej jeta.
Sipas statistikave botërore, mjafton vetëm një pickim buburreci dhe pasojat fatale janë 75% nëse nuk kurohet.
Familja e Jo ka nisur një fushatë në “GoFoundMe” për të mbledhur fondet për të përballuar kurat. Gruaja është ende në gjendje të rëndë dhe mbahet me qetësues./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





