Transmetuar më 17-08-2015, 21:22






Kërkoi fitoren, por përfundoi keq edhe kësaj radhe. Toreadori spanjoll Saul Jimenez Fortes është në gjendje të rëndë, pasi u godit me brirë në qafë të dielën mbrëma gjatë një performance në Vitigudino, pranë Salamanca në Spanjë.
Fortes ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila zgjati katër orë dhe është në terapi intensive. Edhe në 14 maj ai u godit nga demi në Las Ventas të Madrid dhe qëndroi për tetë ditë në spital.
Dje toreadori ishte ulur në gjunj për të ekzekutuar një lëvizje teknike para demit, kur ai e goditi në qafë dhe e përplasi në muret e arenës./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





