Transmetuar më 17-08-2015, 21:09

Miliarderi Donald Trump mbuloi me trëndafila Diana Spencer pas divorcit me princin Charles, duke tentuar që të fitojë zemrën e saj, por më kotë.

Është kjo ajo që thotë Selina Scott, gazetare e Bbc, e cila u fye pak ditë më parë nga Trump, i cili pas një interviste me të i tha se ishte shumë agresive gjatë pyetjeve për shkak të menstruacioneve.

Manjati amerikan kandidat për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duket se është refuzuar keqaz nga Diana. Sipas Scott ishte vetë princesha ajo që i ka rrëfyer gjithçka e bezdisur nga Trump, duke i kërkuar këshillë si të vepronte.

Për gazetaren, Trump nuk kërkonte gjë tjetër veçse trofeun e radhës dhe ajo i’a kishte thënë Dianës. Duket se që nga ajo kohë miliarderi amerikan nuk e ka falur Selina Scott dhe marrëdhëniet mes tyre vijojnë të mos jenë të mira as aktualisht./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd