
Librazhd, 17 gusht 2015, NOA.al- Një efektiv i policisë së Librazhdit është vënë në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Gjatë ditës së sotme Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Minsitrisë së Brendshme ka arrestuar punonjësin e policisë Seit Sula, me detyrë trup shërbimi në linja, në seksionin e Policisë Rrugore, pranë komisariatit të policisë Librazhd.
Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Nga hetimet e kryera në ngarkim të tij, rezulton se më 10 gusht, shtetasi A.M., teksa drejtonte mjetin me targë AA 105 AT, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën e trotuarit pranë komisariatit të policisë Librazhd me pasojë dëme materiale.
Ndërkohë punonjësi i policisë rrugore Seit Sula, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, nuk ka kryer veprime në lidhje me këtë aksident sipas procedurave standarde.
Dy ditë me vonë, më 12 gusht, ai ka përpiluar praktikën e aksidentit, pas ankesës së ardhur nga disa qytetarë në linjën e gjelbër, duke falsifikuar datën në procesverbalin e konstatimit të shkeljes si dhe në dokumentet e tjera, duke i paraqitur këto veprime sikur ishin kryer ditën e aksidentit.
Për këtë shkak nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u kryen veprimet procedurale ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme në ngarkim të punonjësit të policisë Seit Sula, lindur në Peqin dhe banues në Durrës./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





