Transmetuar më 17-08-2015, 19:57



Ndërsa sezoni turistik është në momentet e pikut, në brigjet e Jalës është kapur një peshkaqen 1.5 metra i gjatë.
Në orët e para të ditës së enjte, peshkaqeni është nxjerrë në breg nga peshkatarët, pasi kishte ngecur në rrjetat që ishin hedhur gjatë natës në zonën e njohur si shpella e Pëllumbave.
Të surprizuar nga peshkaqeni i kapur, pushuesit nuk kanë kursyer as fotografitë me të./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





