Transmetuar më 17-08-2015, 19:39

Çdo femër do e dëshironte një propozim të tillë dhe sigurisht ajo mbeti pa fjalë. Prezantuesja meksikane e motit Marcela Mistral u befasua teksa në ekranin ku normalisht duhet të dilnin temperaturat u shfaq i dashuri i saj, aktori Alfonso De Nigris.

Në bashkëpunim me regjinë, ai ndërpreu në mes transmetimin live, u ul në gjunjë para Marcelës dhe i propozoi martesë.

Gjithçka u zhvillua në prani edhe të dy spikerve të lajmeve të cilët u emocionuan nga propozimi i beftë i cili u përmbyll me puthjen e çiftit./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd