



Një lojtar 29 vjeçar rugby gjysmëprofesionist, kaloi një makth të vërtetë, pas një gërvishtje të pësuar gjatë stërvitjes.
Jonny Stiles është një sportist anglez nga Newport, pjesë e një ekupi rugby, i cili gjatë një stërvitje u gërvisht në kavilje. Asgjë shqetësuese në pamje të parë, por një ditë më vonë këmba e tij u enjt shumë dhe i shkaktoi dhimbje të padurueshme.
Situata e tij u përkeqësua duke bërë që Jonny të mos arrinte as të ecte, pasi gërvishtja në këmbën e tij ishte infektuar.
Mjekët që e vizituan në urgjencë, e nënshtruan ndaj një regjimi të rreptë me antibiotikë, përveçse i rekomanduan pushim absolut. Për ditë të tëra Jonny qëndroi në shtrat, pa e lëvizur këmbën dhe më pas në karrocë me rrota.
Sipas mjekëve nëse do ishte vonuar edhe disa orë ndërhyrja, 29 vjeçari mund të kishte humbur këmbën për shkak të infeksionit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





