
Kush nga femrat nuk do të dëshironte pranë një mashkull “shtëpiak”, nga ata që kujdesen për shtëpinë dhe mbi të gjitha për kuzhinën pa bërë rrëmujë?
Thuhet se për të bërë për vete një femër, duhet ta bësh të qeshë dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t’a bërë të lumtur se sa një darkë e gatuar nga partneri.
Meshkujt që angazhohen në kuzhinë, ngacmojnë fantazinë e femrave dhe mbi të gjitha, tregohen më të zotët në shtrat. Më poshtë gjeni gjithë arsyet se pse meshkujt që dinë të gatuajnë e kënaqin më shumë një femër në shtrat:
Duan të kënaqin partneren e tyre- Ngrënia është një prej kënaqësive më të mëdha të jetës dhe kur një mashkull vihet për të gatuar, synimi është që të kënaqë partneren e tij. Pikërisht në këtë mënyrë ai tregon ëmbëlsi dhe interes ndaj saj.
Dinë të improvizojnë- Nuk kanë nevojë për produkte të veçantë për të përgatitur një darkë me shije dhe meshkujt që e duan kuzhinën e dinë mirë këtë. Mjafton që të hapin frigoriferin dhe përgatisin diçka me shije. Dinë të përdorin fantazinë dhe nuk kanë nevojë për të eksperimentuar me diçka, edhe nën krevat.
Janë perfeksionistë– Në kuzhinë duhet durim dhe përqendrim, ose së paku për ata që nuk duan të bëjnë rrëmbujë. Meshkujt që rrinë në kuzhinë janë perfeksionist, dinë se një darkë e përgatitur me shije çon drejt një nate pasionante.
Përgatisin mëngjesin– Kjo është ëndrra e çdo femre. Meshkujt që dinë të gatuajnë, e bëjnë me kënaqësi mëngjesin për të dashurën e tyre.
Bëjnë shumë gjëra njëherësh– Në sobë duhet një përqendrim i madh dhe fleksibilitet mes produkteve dhe enëve që përdoren. Një mashkull që di të gatuajë, arrin të bëjë shumë gjëra njëherësh dhe jo vetëm në kuzhinë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





