















Më 10 gusht ishte agimi i parë pas katër muajsh errësirë. Në Antarktidë gjatë këtyre muajve ka dominuar errësira. Shkencëtarët e bazës franko- italiane “Concordia” e panë perëndimin e fundit të diellit në fillim të muajit maj të vitit 2015, ndërsa qëndruan për tre muaj e gjysmë pa diell dhe me temperatura që arritën deri në minus 50 gradë.
Ekipi i shkencëtarëve që prej më se nëntë muajsh jeton në Antarktidë, ka publikuar imazhet që gjeni bashkëngjitur se si kanë jetuar në errëirë.
Por pavarësisht mungesës së ditës, gjatë natës së stërgjatë në Antarktidë, kërkimet dhe aktivitetet në ambient të hapur nuk u ndalën.
Ndonëse errësira përfundoi, gjithsesi në Antarktidë orët me ditë merr fund rreth mesditës./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





