


Tiranë, 17 gusht 2015, NOA.al- Një person i ka dhënë fund jetës në rrethana të paqarta në kryeqytet.
Gjatë paradites së sotme te “Zogu i zi”, pas një karburanti është hedhur nga lartësia e një pallati një person i seksit mashkull rreth moshës 30-35 vjeçare.
Si pasojë e plagëve të marra nga hedhja personi i dëmtuar ka gjetur vdekjen, por nga ana e uniformave blu nuk është bërë ende identifikimi, për shkak se nuk ka pasur mjet identifikimi me vete.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe zbardhjen e shkaqeve që e shtynë të ndjerin drejt vetëflijimit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





