Transmetuar më 17-08-2015, 15:14

Dy avionë të vegjël u përplasën në fluturim, pranë zonës së San Diego, në California (SHBA).

Sipas mediave amerikane, bilanci i viktimave është katër persona. Aksidenti ndodhi gjatë natës së kaluar, kur dy mjetet fluturuese, një Cessna 172 dhe një Sabreliner, po afroheshin në aeroportin e qytezës së Brown Field.

“Ishte një përplasje e dhunshme, nga ajo që shihet nga pjesët e avionëve në tokë”, tha në qëndrimin zyrtar policia./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd