Transmetuar më 17-08-2015, 13:53

“Dashuria nuk njeh moshë”, mos e harroni këtë shprehje, sepse  ndodh edhe në një moshë që nuk jua pret mendja.

Ja rasti më i fundit që është shënuar në Umbria të Italisë, ku një 90-vjeçar është dashuruar me një 50 vjeçare.

Deri këtu asgjë nuk besoj se ju çudit, por lajmi vijon edhe më tej, 90-vjeçari për të shijuar dashurinë e tij, i ka kërkuar divorcin bashkëshortes  duke flakur tej një martesë 60 vjeçare.

“Nëse më do ndahu nga gruaja jote”, kështu i ka thënë e dashura 50 vjeçare,  90-vjeçarit, dhe ky i fundit pa u menduar dy herë e ka bërë fakt duke i kërkuar divorcin gruas së tij 84 vjeçare.

Në fillim bashkëshortja ka menduar se ishte lojë, por kur avokati i ka kërkuar të firmosë letrat e divorcit ka kuptuar dhe besuar se gjithçka është e vërtetë, duke e lënë pa fjalë. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd