Transmetuar më 17-08-2015, 13:32

Tiranë, 17 gusht 2015, NOA.al-  “Mbajmë pastër, raportojmë plehrat”, është aplikacioni i ri i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të pastruar dhe mbajtur pastër kryeqytetin. Nisma është bërë publike nga vete kryetari Veliaj në rrjetin e tij social facebook, ku ai kërkon nga qytetarët që të angazhohen për t’iu bashkuar fushatës së 4 shtatorit për pastrimin e kryeqytetit.

“Duhesh edhe ti. Organizo miqtë dhe na jep një dorë në lagjen tënde në 4 Shtator me aksionin e pastrimit. Shkarko aplikacionin dhe raporto plehrat në lagjen tënde http://www.trashout.me/mobile-app?hl=en ‪#‎PastroTiranen ‪#‎TeamEV”, shkruan Veliaj. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd