Transmetuar më 17-08-2015, 12:26

Tiranë, 17 gusht 2015, NOA.al- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në mbarë vendin vijon puna për rregullimin e defekteve të krijuara nga moti i keq këtë fundjavë kryesisht në jug të vendit.

OSHEE njoftons e është kthyer energjia në disa zona dhe po punohet për tu kthyer edhe në ato zona ku ende nuk ka energji elektrike.

OSHEE njofton se, në orën 00.38 u vendos në punë linja 30 kV Uji i Ftohtë – Radhimë e për pasojë mori energji Radhima, Orikumi, Tragjasi, Dukati.

Në orën 10.12 u vendos në punë linja Radhimë-Orikum, por vijon pa energji zona e Pashalimanit.

Vijon të jetë me difekt linja Gjirokastër – Grapsh.  Zonat që kanë mbetur pa energji  janë: Dropull i poshtëm, Dropull i sipërm, Zagori, Pogon, Qendër dhe Libohovë.

Gjithashtu OSHEE njofton se ende janë jashtë pune 76 fidra. Zonat problematike përsa i takon furnizimit me energji elektrike janë rajonet Shkodër-Lezhë , Fier-Vlorë, Durrës, Elbasan, Tiranë.

Vazhdon puna në terren për eleminimin e avarive. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd