Transmetuar më 17-08-2015, 10:54

Serbi, 17 gusht 2015, NOA.al- Ministri i Jashtëm serb dhe Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë , Ivica Daçiç, i dërgoi një letër të hapur drejtoreshës se përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova me rastin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Në këtë letër thuhet kështu: “ Pranimi i  “Kosovës” në UNESCO do të përbënte një mospërfillje ose shkelje të rregullave ligjore, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ky akt do të jetë një legjitimimi i akteve vandaliste dhe do ta shkatërroj trashëgiminë shekullore e kulturore dhe historike e cila nuk është vetëm trashëgimi serbe”, shkruante Daçiç. /e.gj/noa.al Serbia kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, Daçiç: Të mos hapet “kutia e Pandorës”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd