
Gjermani, 17 gusht 2015, NOA.al- Kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, është shprehur se, “nuk mund ti japim azil kujtdo që beson se këtu ka një shans për punësim. Ankthi i ekonomisë nuk është arsye për azil”.
Sipas saj , “vendet e Ballkanit duhet të bashkohen në BE, nuk ka persekutim politik. Askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota, në të kundërt nuk mund të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë”.
Kancelarja gjermane bëri thirrje për një zgjidhje europiane. “Një politikë e përbashkët europiane për azilkërkuesit, menjëherë pas shpëtimit të Greqisë është projekti tjetër i madh për Europën, ku duhet të tregojmë se jemi në gjendje të veprojmë së bashku”.
Ndërkohë që sipas saj duhet bërë dallimi mes emigrantëve që dynden drejt Europës për shkak të kushteve nga vendet e luftës dhe emigrantëve që vijnë nga Ballkani, të cilët kërkojnë mundësi më të mira ekonomike.
Duke u ndalur pikërisht në origjinën e azilkërkuesve nga Ballkani, Merkel premtoi se gjermania është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Serbinë për të garantuar kushte më të mira, teksa dënoi sulmet në kampet e refugjatëve, duke i cilësuar si të padenja për vendin. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





