Transmetuar më 17-08-2015, 08:47

Lezhë, 17 gusht 2015, NOA.al- Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal ndaj 42 vjeçares me inicialet L.K, banuese në Tiranë, pasi kjo shtetase akuzohet për dhunim fizik dhe psikologjik në mënyrë sistematike ndaj nënë së saj, shtetases T.D, 67 vjeç, banuese në Balldre i Ri-Lezhë.
Denoncimi në polici është bërë nga 67 vjeçarja. Pas shqyrtimit të materialeve, policia ka lëshuar edhe një urdhër mbrojtje të menjëhershme ndaj 67 vjeçares. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





