
Siri, 17 gusht 2015, NOA.al- Qyteti i Doumas është tronditur dje nga një sulm ajror i forcave qeveritare. Nga ky sul mendohet se kanë mbetur të vrarë të paktën 80 persona dhe janë plagosur mbi 200 persona. Lajmi është bërë i ditur nga aktivistët sirianë.
Gjatë muajve të fundit, forcat qeveritare kanë kryer sulme të vazhdueshme ajrore në këtë qytet, i cili kontrollohet nga rebelët. Me qindra civilë kanë mbetur të vdekur së bashku me shumë luftëtarë të opozitës siriane gjatë muajve të fundit në këtë rajon.
Imazhet e publikuara nga aktivistët tregojnë një treg të shkatërruar tërësisht, automjete në flakë, si dhe dëmtime të rënda kanë pësuar edhe ndërtesat përreth kësaj zone. Gjithashtu thuhet se grupet e shpëtimit janë duke gërmuar nën rrënoja në kërkim të personave të mbijetuar.
Një dëshmitar e ka përshkruar situatën për agjencinë e lajmeve “Associated Press” si katastrofike, duke shtuar se qendrat shëndetësore në zonë ishin të mbushura me të plagosur. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





