Transmetuar më 16-08-2015, 18:10

Etrit Berisha mund të luajë ndaj Bayer Leverkusenit në takimin e parë të play off të Ligës së Kampionëve. Portieri i Kombëtares ka shanse të aktivizohet, pasi Federico Marcetti është dëmtuar, duke lënduar dy brinjë në stërvitje.

Lazio do të presë ekipin gjerman të martën në stadiumin “Olimpico” dhe shqiptari është portieri i dytë te kjo skuadër. Një mundësi për Etrit Berishën për të bindur trajnerin Stefano Pioli se duhet të jetë ai titullari në portën e skuadrës kryqytetase.

E ardhmja e 26-vjeçarit është në diskutim, pasi Marcetti është cilësuar si portieri kryesor te Lazio, ndërsa Berisha i dyti duke patur mundësinë të luajë në Kupën e Italisë. Gardiani shqiptar ka kontratë deri në vitin 2017. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd