Transmetuar më 16-08-2015, 17:45

storant, Sekretari amerikan i Shtetit,  John Kerry mori pjesë të premten në ceremoninë historike të ngritjes së flamurit amerikan në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Havanë të Kubës. Me këtë rast, gatimet tradicionale amerikane ofrohen nga La Pachanga, restoranti i parë i hamburgerave në Kubë.

Një hamburger the patate të skuqura janë një ushqim klasik amerikan, por ky është një restorant në Havanë të Kubës. Këtë vit marrëdhëniet mes dy rivalëve të vjetër janë zbutur. Në dhjetor 2014, Presidenti amerikan  Barack Obama dhe ai kubanez Raul Castro deklaruan synimin e tyre për të përmirësuar  marrëdhëniet.

Presidenti Obama ka ndërmarrë hapa për lehtësimin e embargos ekonomike ndaj Kubës dhe vendimin muajin e kaluar për të rihapur ambasadat. Me rastin e ceremonisë për hapjen e ambasadës amerikane në Havanë të premten, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, ushqimi do të ofrohet nga restoranti i parë i hamburgerave në Kubë, La Pachanga.

Ndërsa Kuba përgatitet për një fluks turistësh amerikanë, Sergio Rafael Alba Marin, përfitoi nga mundësia e krijuar nga masat lehtësuese ekonomike për të hapur restorante private, dhe hapi vendin e parë ku serviren hamburger dhe pizza.

Restorantet private ofrojnë shërbim dhe ushqim shumë më të mirë sesa ato qeveritare. Tek La Pachanga, hamburgeri më popullor Hamburguesa Super Pachanga,  kushton  6 peso kubaneze ose 6 dollarë. La Pachanga është një gjini muzikore kubaneze dhe do të thotë edhe festë dhe hare. Restoranti është i hapur pothuajse 24 orë. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd