
Këngëtarja Amy Winehouse nuk është harrura nga fansat e saj, të cilët herë pas here ngrenë pikëpyetje lidhur me vdekjen e saj, duke u shprehur shpesh herë se ajo i dha fund jetës ngaqë ndihej e vetmuar.
Por babai i saj hedh poshtë këto pretendime duke u shprehur se , “Amy Winehouse mendonte se ishte shtatzënë para se të ndërronte jetë”!
Mitch Winehouse mohoi pretendimet e reja se ajo ishte e vetmuar. Amy ishte e fejuar me dramaturgun dhe regjisorin Reg Traviss.
“Ajo ishte me Regun dhe ata do të martoheshin së shpejti. Ndoshta s’duhet t’ju tregoj këtë gjë por ajo mendonte se ishte shtatzënë”, u shpreh ai për mediat britanike.
Pretendimet se ajo bënte jetë të vetmuar dolën në dokumentarin e ri Amy të regjisorit Asif Kapadia.
Amy Winehouse 27-vjeçe vdiq nga konsumimi i madh i alkoolit në vitin 2011, pasi kishte konsumuar edhe një sasi të madhe droge. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





