Transmetuar më 16-08-2015, 14:40






Vajza bukuroshe Marina Vjollca duket se po i shijon shumë pushimet e kësaj vere, të gërshetuar me punën. Ajo po kalon nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin, duke prezantuar “Summer fest”, bashkë me motrën e saj Luana.
Siç duket edhe nga fotot mbrëmja është e zënë e gjitha me koncertin rinor, ndërsa paraditja shfrytëzohet për pushime, në brigjet e bukura të detit shqiptar.
Këtë fundjave Marina ka qenë në Sarandë ku duket se është kënaqur dhe ka bërë plazh bashkë me motrën dhe mikeshat e tjera që janë pjesë e projektit “Summer fest”. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





