
Itali, 16 gusht 2015, NOA.al- Një vajzë e re 15 vjeçe, Francesca Spennato, vdiq mbrëmë, rreth orë 02:30, e goditur nga rrufeja në shtëpinë e gjyshit të saj, i cili jetonte në Melissano, një qytet i vogël në Salenton e Jugut, në zonën e Leçes.
Vajza sapo ishte kthyer në shtëpi me një mik dhe kishte përgatitur diçka për të ngrënë, në momentin që ajo ka tentuar të heqë spinën e mikrovalës na ndodhur edhe tragjedia.
Sipas ekspertizës së parë mësohet se Francesca ka qenë e zbathur dhe duart i ka pasur të lagura, ndërsa priza elektrike nuk ka qenë në gjendje të mirë.
Goditja ka qenë shumë e fortë duke i shkaktuar vdekjen brenda pak minutash 15-vjeçares.
As ndihma e ambulancës dhe as e miqve të saj nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta mbajtur në jetë Francescën.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë së zonës, të cilët kanë bërë të ditur se shtëpia ishte e vjetër dhe nuk ka pasur mbrojtjes për shkarkimin e rrufeve.
Francesca ishte vajzë e vetme dhe kishte dy vëllezër më të mëdhenj Andrean dhe Angelon, të cilët banojnë larg nga Salento. Miqtë dhe të afërmit, nesër do ti japim lamtumirën e fundit 15-vjeçares. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





