Transmetuar më 16-08-2015, 13:14

Indonezi, 16 gusht 2015, NOA.al- Nuk dihet asgjë deri më tani për fatin e 54 udhëtarëve që ishin në bordin e një avioni indonezian  i cili u zhduk në rajonin e Papuas.

Kontakti me Trigana Air ka humbur pas orës 15:00, me orën lokale, pak pasi ishte ngritur nga aeroporti “Sentani” në kryeqytetin e këtij rajoni, Jayapura.

Avioni kishte për destinacionin qytetin jugor, Oksibil. Në bordin e avionit janë 44 udhëtarë të rritur, 5 fëmijë dhe foshnje, si dhe 5 pjesëtarë të ekuipazhit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit, Ja Barata ka konfirmuar zhdukjen e avionit.

“Nuk jemi të sigurt se çfarë ka ndodhur me avionin, por jemi duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet lokale. Moti është shumë i keq, është errësirë dhe ka re, prandaj nuk ekzistojnë kushtet për të filluar një kërkim”, u shpreh ai. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd