Transmetuar më 16-08-2015, 11:28

Tiranë, NOA.al- Deri në mesditë, zonat veriore dhe qendrore do të mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shoqëruara me shira të dobët dhe të përkohshëm. Ndërsa bregdeti dhe zonat jugore do të dominohen kryesisht nga kthjellimet. Pasditja do të përmirësojë kushtet e motit në vend duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të dominohet nga kthjellimet, përjashtuar zonat në kufirin lindor ku do të ketë ende vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht një rënie me 2 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të vijojë të fryjë mesatare por herë pas here e fortë në zonat veriore duke arritur shpejtësi deri 45 km/h me drejtim permanent perëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Zona e Alpeve të Europës dhe një pjesë e Europës Qendrore do të mbeten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm. Po ashtu, vranësira dhe shira me intensitet mesatar do të shtrihen në të gjithë gadishullin e Ballkanit deri në pellgun e Detit të Zi. Perëndimi i kontinentit, Europa Veriore dhe Lindore do të dominohen moti i kthjellët me kalime vranësirash./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd