Transmetuar më 16-08-2015, 11:07

Shkodër, 16 gusht 2015, NOA.al- Dy makina janë përplasur mes tyre, duke bërë që një person të ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në segmentin rrugor Shkodër- Koplik, pranë fshatit Shtoj, ku dy mjetet që lëviznin me sens të kundërt drejtimi janë përplasur mes tyre.

Nga të dhënat praprake konfirmohet për një person me dëmtime të shumta, ndërsa nuk dihen të dhëna për të lënduarit e tjerë.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të hedhur dritë rreth saj./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd