Transmetuar më 16-08-2015, 10:39

Një lidhje e mundshme mes tyre prej më se një muaji qarkullon në mediat rozë ndërkombëtare.
Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton dhe këngëtarja Rihanna duket se janë bashkë. Mediat amerikane përforcojnë zërat pasi shkruajnë se Hamilton, jeton vetëm gjysëm milje larg nga këngëtarja, tashmë që janë kthyer në New York, SHBA.
Kujtojmë se që të dy një javë më parë u fotografuan në të njëjtin jaht në vendlindjen e këngëtares, në Barbados.
Gjithashtu po në New York dy ditë më parë ata u fotografuan teksa dilnin nga i njëjti lokal, ndonëse me disa minuta distancë nga njëri tjetri./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





