Transmetuar më 16-08-2015, 10:23

Vlorë, 16 gusht 2015, NOA.al- Kishte mbërritur në Vlorë për të shijuar bukuritë e zonës, por edhe pamjen e mrekullueshme që ofrohet nga Llogaraja.

Një turist francez, ka mbetur i plagpsur rëndë pasditen e djeshme pasi teksa lëvizte me një biçikletë është përplasur nga një mjet.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se si përgjegjës për ngjarjen u bë arrestimi i 68 vjeçarit Sofo Kuteli, me banim në Orikum.

Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme pasi rreth orës 19.00, në vendin e quantur “Hotel Sofo”, në Llogora, duke drejtuar automjetin e tij, tip Benz, ka goditur turistin francez L.N., 25 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë në aksin rrugor, Llogora-Vlorë.

I dëmtuari u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd