Transmetuar më 16-08-2015, 09:34



Fenomeni i azilkërkuesve është bërë mjaft i përhapur muajve të fundit, ku vendi më i preferuar është Gjermania.
26 vjeçarja Ofelia Ade, thotë se “Anxhela Merkel është një grua e zonja, më pëlqen”.
Gruaja e re e ka quajtur vajzën e vogël të lindur më 2 gusht Angela Merkel, në nder të kancelares gjermane.
Gruaja dhe e vogla Angela Merkel, jetojnë së bashku me 730 persona të tjerë, kërkues të azilit, në një ish-spital të Hanoverit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





