Transmetuar më 15-08-2015, 18:13

Lady Gaga është e njohur për veshjet e çuditshme dhe takat “guxuese”.

Por këtë herë, takat e ekzagjeruara nuk ishin në favor të këngëtares, e cila u përball me një situatë të sikletshme, kur u rrëzua në mes të rrugës.

29-vjeçarja po dilte nga një restorant në Beverly Hills e veshur me një fustan të gjatë dhe një palë shapka me takë të lartë.

Ishin pikërisht këto taka që e “tradhtuan” këngëtaren duke bërë që të humbte ekuilibrin e të rrëzohej përtokë.

Gaga u përpoq që të dukej e qetë përballë fansave dhe paparacëve të shumtë që ndodheshin aty pranë, ndërsa u ndihmua nga truprojat e saj që të ngrihej dhe të futej në makinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd