Transmetuar më 15-08-2015, 14:04

Tiranë, 15 gusht 2015, NOA.al- “Tirana në punë”. Kështu thotë kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj, i cili bën bilancin e javës së dytë të punës.

Ai thotë se Bashkia e Tiranës është në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës me nga një punë konkrete.

Në profilin e tij në Facebook, ai publikon shtatë pika të bilancit një javor:

-Shpërndamë 242 banesa sociale

-Riparuam bulevardin dhe pastruam urat e Lanës

-Nisëm punën për rregullimin e shtratit të Lumit të Tiranës

-Riparuam Piramidën dhe parkun përreth saj

-Nisëm lirimin e hapësirave publike në Njësinë nr.5

-Liqeni i Kasharit, parku i tretë i Tiranës

-Filluam me asfaltimin e rrugëve të qytetit./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd