
Një shqiptar vret një bashkëkombase në banesën e tij në Convent Way, Southall, të Londrës. 40 vjeçari Agim Isaku doli dje para gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë si i dyshuar për krimin.
Mediat angleze shkruajnë se Agim Isaku doli përpara gjykatës Uxbridge Magistrates si akuzuar për vrasjen e shqiptares Elife Beqa.
Kjo gjykatë dha masën e sigurisë arrest me burg për Isakun i cili më 18 gusht do të dalë përpara gjykatës së krimeve të rënda Old Bailey të Londrës, ku do të mbahet seanca e parë gjyqësore.
Shkaqet e këtij krimi të ndodhur dy ditë më parë nuk dihen ende, por paraprakisht thuhet se policia u telefonua duke marrë një njoftim se një grua ndodhej në gjendje të fikti dhe nuk reagonte.
Viktima e moshës 34 vjeçare u gjet pa ndjenja në shtëpinë e Isakut dhe pavarësisht ndihmës së dhënë ndërroi jetë.
Sipas policisë ky incident është shënuar një ditë përpara ditëlindjes së 40-të të Isakut.
Në seancën gjyqësore të 18 Gushtit policia pritet ti paraqesë gjykatës të dhëna shtesë se cila ishte lidhja mes autorit të ngjarjes dhe viktimës përfshi rrethat e humbjes së jetës./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





