
Elbasan, 15 gusht 2015, NOA.al- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi vizitoi dje banorët e Xibrakës të cilët kanë pësuar dëme materiale në banesat e tyre nga shpërthimet në një poligon afër zonës.
Deputeti demokrat tha se realiteti nuk përputhet nga shpjegimet e zyrtarëve pasi nënvizoi se, poligoni po përdoret për shpërthime të paautorizuara ç’ka ka vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve.
Boçi u shpreh se ministres së Mbrotjes do t’i kërkohen shpjegime në Parlament ndërsa vizitoi nga afër disa shtëpi të cilat kishin pësuar dëme të mëdha materiale.
“Kemi biseduar me banorët këtu. Situata është e rëndë pasi ka pasur dëmtime të shtëpive dhe krisje të banesave, thyerje xhamash dhe jo vetëm këtu në Xibrakë. Kemi biseduar me banorët e fshatit ngjitur dhe atje ka pasur goxha dëmtime të kësaj natyre. Ajo që na shpjeguan përfaqësuesit e Policisë Ushtarake nuk përputhet me realitetin pasi sipas tyre poligoni ishte për diegje baruti dhe jo për detonacion”, u shpreh Boçi, duke shtuar se ka shumë pikëpyetje dhe enigma.
Sipas tij, poligoni nuk kishte parametra teknikë, duke deklaruar më tej se gjatë vizitës që ka bërë në vendin e shpërthimit është konstatuar se ishte një zonë krejtësisht rastësore, pavarësisht se zyrtarisht u tha se është poligon i miratuar.
“Por indiciet nuk tregonin që aty kishte të bënte me një poligon por me një sipërfaqe të pazot e cila shfrytëzohet edhe për shpërthime të tilla. Në lidhje me këtë situatë do të kërkojmë shpjegime në Parlament nga ministrja e Mbrotjes”, tha Boçi./a.y/noa.al Elbasan, shpërthim i fuqishëm në Xibrakë, banorët ankohen për dëme Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





